Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë. Ajo ka deklaruar se mund të mbështesë ndihmën dhe angazhimin për Ukrainën, por nuk është dakord që ushtarët italianë të dërgohen në këtë mision.
Meloni ka theksuar se Italia është e angazhuar për të ofruar mbështetje në forma të tjera, si furnizimi me armë dhe ndihmë humanitare por ka shtuar se dërgimi i trupave italiane në Ukrainë është një hap që ajo nuk e mbështet.
Kjo është një përgjigje ndaj kërkesave të BE-së, për të rritur praninë e forcave të saj në rajon për të ofruar mbrojtje dhe ndihmë pas luftës së vazhdueshme.
Ky refuzim vjen pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë një vizite në Uashington më 24 shkurt, zbuloi se Franca dhe Britania po zhvillonin një plan për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave evropiane.
Qëndrimi i kryeministres italiane ka shkaktuar diskutime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi ka lidhje me angazhimin e Italisë dhe politikën e saj të jashtme në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Ajo ka theksuar se Italia do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Ukrainën, por jo me angazhime ushtarake të drejtpërdrejta.