Juventusi ëndërron titullin

- Bota Sot

Juventusi ëndërron titullin

Pasi i tha lamtumirë Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Italisë, Juventusi po lufton fuqishëm në kampionat në përpjekje për të shpëtuar një sezon të komplikuar.Dhe “Zonja” e bën këtë gjë me një përzierje krenarie, ritmi dhe intensiteti. Pas 73 minutash dominim total të ndërprerë vetëm nga një gol i mrekullueshëm i Suzlovit, i anuluar për një pozicion jashtë loje të Faraonit, një Turam magjik dhe një Kopmeiners i rizbuluar zgjidhën çështjen kundër Veronës.

Por sinjali kryesor që vjen nga fitorja e pestë radhazi në kampionat vjen nga fakti që fitorja erdhi si grup dhe jo prej individëve. Një fitore e rëndësishme sepse pason shumë kritika, thashetheme në dhomat e zhveshjes dhe një protestë të ashpër nga tifozët dhe gjithashtu sepse ringjall në mënyrë të jashtëzakonshme disa shpresa të vogla për titullin kampionat duke qenë se është vetëm 6 pikë larg Interit.

ËNDRRA- Numra që konsolidojnë vendin e katërt, objektivin minimal sezonal dhe hapin skenarë të rinj të paimagjinueshëm pas barazimeve të shumta të arritura gjatë sezonit dhe dyshimeve të shumta për projektin e Motës. Sigurisht, duke pasur parasysh vështirësitë e shfaqura në mënyrë të përsëritur nga grupi bardhezi, përshtypja është gjithmonë se kjo Juve po udhëton në një kreshtë shumë të hollë që ndan pikën e kthesës nga dështimi, por me vetëm një angazhim në  javë në këtë pikë të sezonit, pak vazhdimësi, besim dhe dëshirë mund të mjaftonte për të rizgjuar grupin dhe madje për të rezervuar disa surpriza.

GRUPI- Për sa kohë që i gjithë ekuipazhi bardhezi rreshtohet në të njëjtin drejtim dhe ndjek udhëzimet e timonierit, duke i rikthyer besimin mjedisit, Juvja mund të ecë edhe më shumë. Pak a shumë si ajo që Lokateli dhe shokët e tij bënë kundër Veronës, duke vënë shpirtin e duhur në fushë për t’iu përgjigjur me fakte protestës së ashpër të tifozëve. Sulmet që dukshëm goditën egon e lojtarëve dhe bashkuan një ekip që u përgjigj mirë përballë vështirësive. I pranishëm në fushë dhe në renditje.

REAGIMI- Në planin tekniko-taktik, ndaj Veronës pamë një skuadër krejtësisht ndryshe nga ajo që doli në fushë kundër Empolit. Ekzistonte rreziku i kolapsit dhe në vend të kësaj bardhezinjtë ishin në gjendje të reagonin me kthjelltësi, të riorganizonin shpejt idetë e tyre dhe ta shndërronin zhgënjimin në ndërgjegjësim. Të gjitha me ritëm të lartë, duke luajtur me më shumë organizim, kurajë dhe cilësi, duke i dhënë jetë një prej paraqitjeve më të mira të Juventusit të Motës.

Tani sfida e radhës është kundër Atalantës, skuadrës që Juventusi ka përpara dhe kërkon një tjetër fitore, në mënyrë që të ngjitet edhe më shumë në tabelën e klasifikimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot