Të shtunën, prej orës 18:00, Milani do të jetë mysafir i Leçes, ku bëjnë pjesë ish-ët e Milanit, Rebiç dhe Xhiampaolo.
Nga ana tjetër, te Milani kthehet në dispozicion Alessandro Florenzi, plot 221 ditë pas ndeshjes së tij të fundit, ku u dëmtua gjatë miqësores në SHBA kundër Real Madridit.
Për këtë ndeshje, Konseisao mund të zgjedhë të bëjë një “revolucion” në formacion. Gjatë stërvitjes së djeshme, janë testuar Bartesagi në vend të Teo Hernandezit dhe, në mesfushë, Bondo bashkë me Reijnders.
Edhe në sulm priten ndryshime: në skemën 4-2-3-1, është provuar Abraham si sulmues qendror, me Sotil, Pulishiç dhe Aleks Himenez pas tij.
E sotmja do të jetë një ditë tjetër e rëndësishme stërvitore, ku mund të ketë konfirmime mbi provat e së enjtes ose ndryshime të mëtejshme.
Çfarë do të thotë kjo? Me objektivat sezonalë pothuajse të gjithë të humbur, përveç Kupës së Italisë,
Serxhio Konseisao synon t’iu japë një kuptim këtyre 11 ndeshjeve të fundit në kampionat. Për këtë arsye, trajneri portugez nuk do të shikojë më emrin në fanellë, por vetëm ata që tregojnë angazhim të vazhdueshëm në stërvitje dhe gatishmëri për sakrificë në ndeshje.
Kjo është masa e re e Serxhio Konseisao, i cili kundër Leçe mund të lërë në stol Teo Hernandez, Rafael Leao dhe Jousuf Fofana.