Çudira nga Bolivia!

- Bota Sot

Çudira nga Bolivia!

Çudira nga Bolivia! Përdori identitetin e vëllait për të arritur kombëtaren, pezullohet për 2 vite!

Diego Hernan Montano Moizan bëri realitet ëndrrën e tij për të veshur fanellën e kombëtares së Bolivisë pas vitesh, por për të arritur këtë synim u desh të përfitonte nga një truk i paligjshëm.

Lojtari i Aurora de Cochabamba jo vetëm që gënjeu për moshën e tij, por për vite me radhë ai u paraqit me identitetin e Gabriel Montaño Moizán, vëllai i tij i cili kishte ndërruar jetë më herët dhe ishte pesë vjet më i ri.

Lojtari u skualifikua për dy vjet duke mos debutuar me kombëtaren, por mbi të gjitha duke e detyruar klubin të vuante një dënim prej 33 pikësh për mashtrimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot