Fonseca: Padrejtësi e madhe, nuk e kam sulmuar arbitrin

- Bota Sot

Fonseca: Padrejtësi e madhe, nuk e kam sulmuar arbitrin

Paulo Fonseca foli pak minuta para fillimit të ndeshjes mes FCSB dhe Lyon, e vlefshme për fazën e parë të 1/8-ve të “Europa League”. Ishte e pashmangshme të mos përmendej pezullimi prej 9 muajsh që ai mori në Francë:

“Dua të përqendrohem te ndeshja e sotme, por ndiej një padrejtësi të madhe në lidhje me vendimin e marrë. Dua ta sqaroj se nuk e kam prekur kurrë arbitrin dhe nuk kam pasur asnjë qëllim për të qenë agresiv.

Paulo Fonseca foli pak minuta para fillimit të ndeshjes mes FCSB dhe Lyon, e vlefshme për fazën e parë të 1/8-ve të “Europa League”. Ishte e pashmangshme të mos përmendej pezullimi prej 9 muajsh që ai mori në Francë: “Dua të përqendrohem te ndeshja e sotme, por ndiej një padrejtësi të madhe në lidhje me vendimin e marrë. Dua ta sqaroj se nuk e kam prekur kurrë arbitrin dhe nuk kam pasur asnjë qëllim për të qenë agresiv.

Rruga për t’u ndjekur: "Kemi mundësinë ta apelojmë dënimin. Kam mbështetjen e drejtuesve të klubit. Dua të them vetëm një gjë: mora pezullim 9 mujor për një situatë që kam kërkuar falje. Shoh një ‘cirk’ mediatik që vazhdon të thotë se kam kryer agresion ndaj arbitrit. Ekzistojnë pamjet, nuk e kam prekur arbitrin, thjesht e kam kundërshtuar verbalisht.

Nuk kam kryer kurrë agresion fizik dhe as nuk kisha ndërmend ta bëja. Personat që e dhanë këtë dënim kanë menduar për situatën e përgjithshme të futbollit francez, tani jam unë që duhet të paguaj. Kam parë çfarë ka ndodhur në të kaluarën këtu, dënimet kanë qenë ndryshe dhe kjo nuk është e drejtë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot