Pavarësisht dëshirës së madhe që tifozët e Interit kanë për të bërë sërish Tripletën 15 vite pas sezonit fantastik të vitit 2010, vështirësia është e madhe.
“Sportmediaset” ka hapur një sondazh ku i pyet tifozët dhe lexuesit në rast se kjo gjë mund të bëhet realitet, por pak janë ata që besojnë në këtë gjë.
36% e votueseve mendojnë që Interi mundet që të fitojë si kampionatin italian, si Champions-in ashtu edhe Kupën e Italisë.
64% mendojnë që Interi nuk ka shans për të fituar tripletën në këtë sezon.
Skuadra ka pasur shumë probleme dhe në fakt nuk po bind në lojë ashtu si në sezonin e kaluar dhe në periudhën dhjetor-janar ku mori disa fitore radhazi në kampionat.