S’u lejuan të zbarkonin në tokë nga politikat e Salvinit/ Gjykata: Qeveria do të kompensojë emigrantët! Reagon Meloni: Vendim i dyshimtë!

- Bota Sot

S’u lejuan të zbarkonin në tokë nga politikat e Salvinit/ Gjykata: Qeveria do të kompensojë emigrantët! Reagon Meloni: Vendim i dyshimtë!

Gjykata më e lartë në Itali ka urdhëruar qeverinë që të ofrojë kompensim për një grup emigrantësh që paditën shtetin, pasi qëndruan të bllokuar në det për ditë të tëra në një anije të rojes bregdetare gjatë vitit 2018.

Ata nuk u lejuan të zbarkonin për shkak të politikave të ashpra të ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, ndaj emigracionit.

Shuma e dëmshpërblimit do të përcaktohet nga një gjykatë në një afat jo të largët. Salvini kishte kërkuar që, pas shpëtimit të migrantëve nga anija Diciotti e rojes bregdetare, ata të mund të zbarkonin në Maltë, por kjo kërkesë ishte refuzuar nga qeveria e Valetës.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e gjykatës, duke e quajtur atë të “dyshimtë” dhe zhgënjyes.

Ajo ka shprehur shqetësimin se ky vendim nuk do të kontribuonte në forcimin e lidhjes së qytetarëve me institucionet. Në një postim në rrjetet sociale, Meloni theksoi se për shkak të këtij vendimi, do të ishin qytetarët italianë ata që do të paguanin për dëmshpërblimin, duke përdorur paratë e taksave të tyre për ata që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Itali.

Nga ana e tij, Salvini e quajti vendimin “absurd”, duke sugjeruar që gjyqtarët të përdornin paratë e tyre nëse duan të shpërblejnë emigrantët që sipas tij janë mbështetur nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Bota Sot