Braktis Anglinë për Xhamajkën

- Bota Sot

Braktis Anglinë për Xhamajkën

Është njëri prej futbollistëve më të talentuar në Angli, por jeta jashtë fushe ka bërë që të mos ketë të ardhme me “Tre Luanët”. Kjo është historia e trishtë e Mason Grinud, i cili para pak vitesh dhunoi fizikisht të fejuarën. 

Pas incidentit i riu u pezullua nga klubi i Mançester Junajtid duke frenuar formimin profesional.

Tani ai ka nisur një “jetë” të dytë në Marsejë ku po tregon vlerat e tij në fushë. 

Pak ditë më parë Grinud i ka bërë një këkesë FIFA-s pasi kërkon të ndryshojë Kombëtare.

23-vjeçari ka luajtur një ndeshje me “Tri luanët” e rritur dhe tani nuk mund të përfaqësojë asnjë kombëtare tjetër nëse nuk merr një leje të veçantë nga FIFA. 

Sjellja jashtë fushe ka “djegur” shanset e tij për të luajtur për Anglinë dhe tani kërkon që të përfaqësojë Xhamajkën. Burime pranë Federatës së Futbollit kanë bërë me dije se Tomas Tuhel ka dashur që ta grumbullojë 23-vjeçarin, por rrethanat e kanë penguar të bëjë diçka



Lexoni të gjitha në Bota Sot