Ylli i Barçës zgjodhi Spanjën pasi babai kishte frikë

- Bota Sot

Ylli i Barçës zgjodhi Spanjën pasi babai kishte frikë

Ish-drejtori i Kombëtares Spanjolle të Futbollit, Alber Luke, ka zbuluar historinë që fshihet pas zgjedhjes të bërë nga Lamine Jamal kur vendosi që të përfaqësonte Spanjën. 

“Nuk është një rast i lehtë. Trajneri i Marokut dhe qeveria marokene u përpoqën ta bindnin, por kur bisedova me lojtarin më tha:

‘Dua të jem kampion Europe, jam nën presion nga të gjitha anët, por dua të luaj për Spanjën’", rrëfen Luke në programin “El Larguero” të “Cadena SER”.

Ish-funksionari i Federatës iberike pranon se bisedat e bëra me babain e Jamal ishin edhe më të “frikshme”. “Më tha se do ta vrisnin në Marok.

Më tha disa gjëra për të cilat është më mirë të mos flas asgjë. Nëna e tij është personi ku Jamal mbështetet më shumë", rrëfen Luke.



Lexoni të gjitha në Bota Sot