Nico Williams është një nga yjet në ngritje në La Liga.
Spanjolli, po shkëlqen me Bilbaon dhe padyshim se me performancat e tij ka mahnitur të gjithë.
Fituesi i Evropianit kishte pasur mundësinë t’i bashkohej Barcelonës në verën e kaluar, mirëpo vendosi të qëndronte te Bilbao.
“Athletic është familja ime. Lidhja që kemi brenda klubit është e pabesueshme”. “Nuk mendoj se do ta gjeja askund tjetër këtë atmosferë. Në atë moment mora vendimin që u ndjeva i drejtë dhe jam shumë i kënaqur me këtë”, tha për FF.
Williams, ka shënuar 6 gola dhe 7 asistime në 34 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me “Bardhekuqtë.