Ende nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ri

- Bota Sot

Ende nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ri

Xavi është i papunë që nga përfundimi i sezonit të kaluar, kur u shkarkua nga Barcelona.

Ai po përgatitet për punën e tij të ardhshme, mirëpo ende nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ri.

Xavi rregullisht është lidhur me disa klube të Europës, po ai nuk ka dalur asnjëherë të flasë në këtë drejtim.

Mirëpo, së fundmi ai është paraqitur në një intervistë me “France Football”.

Ai ka konfirmuar se nuk ka një destinacion të sigurt, por që është i hapur për shumë mundësi, po ashtu edhe të jetë trajner në La Liga – edhe nëse nuk do të jetë Barcelona.

“Nuk kam asgjë të planifikuar. Pse mos të udhëheq ndonjë klub të La Ligas? Po kërkoj një projekt ambicioz, dua të fitoj trofe”, tha Xavi.

Xavi pos Barcelonës, karrierë si trajner ka bërë edhe te Al-Sadd.



Lexoni të gjitha në Bota Sot