Roma dëshiron të rinovojë më yllin e skuadrës

- Bota Sot

Roma dëshiron të rinovojë më yllin e skuadrës

Paulo Dybala po kalon në sezonin e tij më të mirë qëkur kaloi te Roma.

Sulmuesi argjentinas e ka rigjetur formën e tij të dikurshme, duke qenë figurë kyçe e romakëve.

Talenti i tij dhe performancat në fushën e lojës kanë tërhequr interesimin e shumë klubeve në Europë, me klubin romal që është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re, që e mban atë në klub deri në vitin 2027.

31-vjeçari ka lënë pas problemet e tij fizike, duke u bërë referenca kryesore e Romës në sulm, me kontributet e tij në gola e asistime.

Diskutimet mes klubit dhe sulmuesit po shkojnë mirë, dhe gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe për disa sezone në kryeqytetin italian.

Dybala më herët kishte luajtur për Juventusin, derisa para “Zonjës së Vjetër”, i njohur për publikun u bë te Palermo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot