Drenica ka pësuar një riorganizim në krye të saj, duke bërë disa ndryshime në strukturën e klubit.
President i ri është zgjedhur Haxhi Rreci, derisa zëvendëspresident është Rexhep Birinxhiku.
Drenica bën me dije se në bordin e klubit e strukturën menaxhuese nuk ka ndryshime të reja.
Drenica momentalisht është e para në Ligën e Parë – Grupin A, me 35 pikë të tubuara dhe është në rrugë të mirë për të siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës.