United hap bisedimet për transferimin e sulmuesit të njohur

- Bota Sot

United hap bisedimet për transferimin e sulmuesit të njohur

Manchester United ka hapur bisedimet për transferimin e njërit prej lojtarëve më të dalluar këtë edicion në Ligën Premier. 

‘Djajtë e Kuq’ ishin aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit, duke nënshkruar me Patrick Dorgu nga Lecce dhe Ayden Heaven nga Arsenali. 

Klubi nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime dhe pritet që të bëjnë disa lëvizje edhe në verë. 

Drejtuesit e klubit duket se në listën e dëshirave e kanë edhe sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta. 

Lexo po ashtuYlli i Man Utd ka një kërkesë për drejtuesit e Chelseat nëse dëshirojnë transferimin e tij

Sipas mediumit francez L’Equipe, United ka hapur tashmë bisedimet për transferimin e yllit të Crystal Palace, por këta të fundit po kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë. 

Gjiganti anglez besohet se do të futet në treg për një sulmues të ri pas formës së Rasmus Hojlund, i cili u bë pjesë e tyre nga Atalanta për 72 milionë euro. 

Reprezentuesi danez shënoi 16 gola sezonin e kaluar, por realizoi vetëm gjashtë të tillë në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë vetëm dy gola në kampionat pas 22 ndeshjeve të luajtura. 

Mateta, i cili ka kontratë me Palace deri në vitin 2027, sezonin e kaluar gëzoi një formë të mirë dhe të njëjtën e barti edhe në edicionin aktual. 

Ai ka shënuar 19 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar ndërsa këtë sezon ka realizuar 15 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot