Pogradeci do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme në kampionat.
Në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë së Parë do të luajnë në transfertë.
Kundërshtari i radhës për pogradecarët është Burreli, me këto të fundit që ndodhen në vendin e 4-të në renditje.
Një duel mjaft i luftuar, ku ekipi i Ard Memës do të synoijë sërish fitoren për të blinduar pozitat e tyre në “Play-Off”.
Aktualisht mbajnë vendin e 6-të me 37 pikë, ku pas 26 javëve kanë siguruar 10 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Ndërkohë në 8 ndeshjet e fundit kanë marrë 3 fitore dhe 4 barazime, duke grumbulluar 13 pikë.