Bayerni shokohet në Munih nga skuadra e pjesës së poshtme e tabelës

- Bota Sot

Bayerni shokohet në Munih nga skuadra e pjesës së poshtme e tabelës

Duket se Bayern Munihu është lodhur në ndeshjen e Champions League në përballje me Bayer Leverkusenin dhe kjo sot u reflektua dukshëm në duel me Bochumin.

Skuadra e Bochumit shkaktoi befasi të madhe duke triumfuar në Munih, me rezultat 3:2 ndaj liderit të Bundesliga I, Bayern Munih.

Gnabry i Bayernit humbi penalltinë në minutën e 22-të.

Në minutën e 43-të Bayern mbetet pa një lojtar, Palhinha u përjashtua me karton të kuq.

Për Bayernin shënoi Guerreiro (14 e 28) dhe për udhëtuesit Mediq (31), Sissoko (51) e Bero (71’).

Bayern kryeson me 61 pikë e Bochum renditet në vend të 16-të me 20 pikë pas javës së 20-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot