Në “Bazhdarhane” të Prizrenit bëhet edhe një rreth rrotullim

- Gazeta e Prizrenit

Në “Bazhdarhane” të Prizrenit bëhet edhe një rreth rrotullim
Në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit, bëhet edhe një rreth rrotullim tjetër.
Komuna e Prizrenit njoftoi se të hënën fillojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”.
Projekti realizohet në vendin e ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane”, të rrënuar në vjeshtë.
Sipas zyrtarëve komunalë me këtë projekt synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të qytetit, pas rrënimit të ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria”.

“Njoftohen qytetarët se me datë 10.03.2025 (e hënë), do të fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (tek ish objekti tashmë i rrënuar i “Lirisë”)” në Bazhdarhane, në Prizren”, thuhet në njoftim.

“Për shkak se punimet do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, kërkojmë që të hënën nga ora 08:00 t’i largoni automjetet e parkuara tek ish objekti i “Lirisë”. Shpresojmë në bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banorët dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Rrënimi i ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit është realizuar pesë muaj më parë.

Ndryshe mbyllja dhe hapja e disa rreth-rrotullimeve sikur ai afër qendres tregtare “Interex” ka ndikuar në krijimin e kolonave.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit