Atletico Madridi mposhtet

- Bota Sot

Atletico Madridi mposhtet

Atletico Madridi ka pësuar një humbje të dhimbshme ndaj rivalit të qytetit, Getafes.

Në ndeshjen e luajtur në “Coliseum Alfonso Pérez”, Getafe fitoi me rikthim, duke u ktheyr nga 0-1 në 2:1.

Ishte Alexander Sorloth që shënoi për 1-0 në minutën e 75-të, përmes penalltisë.

Në minutën e 88-të, Angel Correa u ndëshkua me të kuq, pas një faulli të bërë, dhe nga aty Getafe barazoi për 1-1 me anë të Arambarrit.

I njëjti shënoi edhe golin e fitores në minutën e 92-të.

Atletico e humbi mundësinë e daljes në vendin e parë të La Ligas, mirëpo me këtë rezultat e rrezikon edhe vendin e dytë në tabelë.

Atletico tashmë ka 56 pikë të tubuara, derisa me fitore, Reali do të kalonte në vendin e dytë me 57 pikë.

Barcelona është e para me 57 pikë, por me një ndeshje më pak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot