Sulmuesi kuqezi dy gola në pjesën e parë ndaj gjigantit rus

- Bota Sot

Sulmuesi kuqezi dy gola në pjesën e parë ndaj gjigantit rus

Rubin Kazan po fiton 2:1 ndaj Spartak Moska, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në kampionatin rus.

Të dy golat për Rubin u shënuan nga Mirlind Daku, sulmuesi kuqezi është në super formë për momentin. 

Goli i parë erdhi në minutën e shtatë, Daku përfitoi nga gabimi i mbrojtjes mike dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë.  Në minutën e 27-të, sulmuesi kuqezi shënoi me kokë duke dyfishuar shifrat, pas krosimit shumë të bukur që mori nga shoku i ekipit.

Daku e festoi golin e dytë duke hequr fanellën, për këtë arsye arbitri kryesor i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë.  Deri tani, Daku ka shënuar 11 gola për këtë sezon në elitën ruse.

Forma e mirë e Dakut është një lajm shumë i mirë për Sylvinhon dhe Shqipërinë, duke qenë se po afrojnë dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Anglisë dhe Andorrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot