Fitore bindëse e Vëllazërimit

- Bota Sot

Fitore bindëse e Vëllazërimit

Dje janë luajtur dy ndeshje të javës së 13-të në Ligën e Tretë-Perendim në Maqedoni, javë që është dashur të kompletohet në nëntorin e vitit të kaluar, por për shkak të dëborës ishte zhvilluar vetëm një ndeshje, kur Teteksi kishte mposhtur Recicën 1-0.

Vëllazërimi e ka nisur shkëlqyeshëm vitin 2025 pasi si mysafirë mposhti Zajazin me rezultat 0-3, me golat e shënuar në pjesën e dytë.

Murat Adili në minutën e 53-të e zhbllokoi rezultatin për 0-1, kurse pasuan edhe dy gola të shpejtë në minutën e 65-të Nasaf Shabanov dhe Sutki Muslija vendosën rezultatin përfundimtar 0-3.

Drita në teren të vet në Bogovinë festoi 2-1 kundër Renovës. Xhemaili shënoi në pjesën e parë për 1-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 77-t, Rushiti realizoi për 2-0, kurse gjashtë minuta më vonë Haziri zvogëloi rezultatin për 2-1.

Sot Xhepcishti pret Kamjanin, Dobroshti kundër Lubotenit ndërsa Vardari pret Napredokun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot