Mjeshtri i sportit, Arben Sorra i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se trajneri i Kombëtares, Sylvinho e ka mbyllur listën për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares.
Sorra shtoi se Sylvinho nuk ka nevojë që të tërheqë futbollistë nga kampionati shqiptar.
Sorra: Sylvinho sot nuk ka nevojë që të tërheq futbollist nga kampionati shqiptar.
Ai e ka mbyllur listën.
E ka mbyllur listën me 28 futbollistë.
Ai shkon në stadium.
Le të themi Malotën për një ndeshje miqësore por që ta programojë Malotën për kundër Anglisë, jo.
Ai e ka mbyllur listen.