Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Artan Hoxha, foli për situatën e Brrutit, për të cilin tha se Shqipëria nuk do të humbte edhe po mos ta ftonte.
“Problem shumë të madh mes federatave. Ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës duket se e kanë një moskomunikim mes tyre.
Kjo gjë duhej zgjidhur tash e disa vite. Shqipëria nuk do të pësonte humbje të madhe edhe po mos ta ftonte Brrutin”, tha ai.
Tutje, ai tha se nuk ka “raporte vëllazërore” nëse e dëmton vëllain.
“Shqipëria nuk po i fton lojtarët nga Shqipëria, por po e merr lojtarin nga Kosova.
Ti po e dëmton vëllaun, kjo nuk është vëllazërore. Ti po e merr futbollistin që e ka zhvilluar Kosova e ka investuar në atë.
Cka po e pengon Kosovën të ftojë lojtarë nga Shqipëria, ka mundur edhe ta ftojë Gripshin”, shtoi Hoxha.