Superliga e futbollit do të rikthehet në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-t.
Dy ndeshje do të luhen të martën, dy të mërkurën dhe një të enjten.
Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje, i cili mund të sqarojë shumëçka rreth titullit të kampionit do të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit.
Dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit do të përballen mes vete në Gjilan.
Liderja vjen nga humbja në Podujevë prej Llapit, kurse kampionët aktualë vijnë nga barazimi me Prishtinën.
Aktualisht, Bardhekaltrit janë përpara me 10 pikë dhe një fitore eventuale do t’ua siguronte atyre një shkëputje thuajse të paarritshme prej 13 pikësh.