Gjatë një turniri të futbollit shihet flamuri rus në Kllokot
Në Komunën e Kllokotit është mbajtur një turnir në futboll të vogël, por ajo që bije në sy është që përveç flamurit të Serbisë, aty shihet edhe ai i Rusisë.
Serbët e Kosovës në mënyra të ndryshme vazhdojnë të kontrollohen nga shteti i Serbisë, e cila kritikohet për mosdemokratizim, tentim për destabilizimin e rajonit, si dhe lidhjet me Rusinë.
Serbia është ndër vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas agresionit që kjo e fundit vazhdon të bëjë ndaj kurainës që nga viti 2022, kur edhe nis sulmet, të cilat si pasojë kanë marrë jetën e mijëra civilëve dhe kanë emigruar miliona ukrainas.