Moti: Rrebeshe shiu, erëra të forta dhe baltë

- Gazeta e Prizrenit

Moti: Rrebeshe shiu, erëra të forta dhe baltë

Duke filluar nga e marta dhe në ditët pasuese pritet shtim i vranësirave. Kohë pas kohe, ato do të sjellin reshje lokale shiu, herë-herë në formë rrebeshi, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Po ashtu, pritet erë e fortë, kryesisht nga jugu.

Përveç reshjeve, nuk do të mungojnë intervalet me diell, të cilat më të gjata pritet të jenë të premten, kur nuk parashihen reshje.

Masat e ngrohta do të fuqizohen të premten dhe të shtunën, duke bërë që temperaturat të arrijnë deri në 25°C. Megjithatë, në mbrëmjen e së shtunës ose të dielën pritet një ndryshim i motit, me ardhjen e masave më të ftohta nga veriperëndimi i Evropës, duke sjellë ulje temperaturash dhe intensifikim të reshjeve.

Ndikimi i masave të ngrohta nga Afrika Veriore do të sjellë edhe përqendrim të pluhurit saharian, ndaj reshjet pritet të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe, herë pas here, do të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 65 km/h.

Temperaturat do të mbesin dukshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë. Ato minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11°C, ndërsa maksimale nga 13 deri në 25°C. /MeteoKosova/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit