Rreshteri i policisë, Gani Lajqi lirohet nga të gjitha akuzat

- Bota Sot

Rreshteri i policisë, Gani Lajqi lirohet nga të gjitha akuzat

Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se klienti i tij Gani Lajqi, rreshter i Policisë së Kosovës është liruar nga akuzat që rëndonin mbi të.

Lajqi ishte arrestuar tri vite më parë me dyshimin se kishte kryer katër vepra penale ”Dhunim, shantazh, fotografim i paautorizuar dhe përgjim i paautorizuar”.

“Pas nje procesi te gjate dhe sfidues trevjeçar, klienti im, Rreshteri i Policise, Gani Lajqi, eshte liruar nga te gjitha akuzat që rendonin mbi te. Ai ishte arrestuar me dyshimin per kryerjen e kater veprave penale: dhunim, shantazh, fotografim i paautorizuar dhe pergjim i paautorizuar”, ka shkruar Berisha.

Ndyshe Berisha u shpreh se që nga dita e parë e deri më tani ai dhe ekipa e tij kanë besuar në pafajsinë e Lajqit, teksa shtoi se ka luftuar për ta vërtetuar atë.

“Pas nje beteje te gjate ligjore, drejtesia triumfoi, e drejta mbizoteroi”, shkroi ai.

Më 4  shkurt 2022, Inspektorati i Policisë së Kosovës kishte arrestuar rreshterin Lajqi nën dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura.

“Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme”, thuhej asokohe në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot