Dumfries:Jemi në garë për tre trofe, dua t’i fitoj të gjithë

- Bota Sot

Dumfries:Jemi në garë për tre trofe, dua t’i fitoj të gjithë

Denzel Dumfries, mbrojtësi i Interit, foli për “Sky Sport” përpara sfidës së kthimit në Champions League ndaj Feyenoordit. Zikaltërit e nisin me epërsinë 2-0 nga ndeshja e parë në Rotterdam, por holandezi theksoi rëndësinë e përqendrimit maksimal.

Për epërsinë e dy golave: “Është gjithmonë mirë të kesh një avantazh të tillë, por kjo është si një pjesë e dytë e një ndeshjeje. Duhet të punojmë fort dhe të ruajmë përqendrimin, jemi shumë të motivuar për këtë sfidë”.

Çfarë Feyenoordi pret në Milano: “Për ta është shansi i fundit, kështu që do të vijnë të ushtrojnë shumë presion. Këtë pres që të shohim”.

Për ngarkesën e ndeshjeve: “Çdo ndeshje është e rëndësishme, jemi në garë për tre trofe. Kë është kalendari, ndaj duhet të punojmë për të fituar çdo sfidë që luajmë”.

Për rrezikun e pezullimit: “Edhe në Rotterdam isha i ndëshkuar dhe e kam përjetuar këtë situatë shumë herë më parë. Duhet të jem i kujdesshëm, por mbi të gjitha është e rëndësishme të fitojmë”.

Rreth ëndrrës së tifozëve zikaltër për tripletën sezonale: “Ne duam të vazhdojmë përpara në të tria garat. Personalisht dua t’i fitoj të gjithë trofetë e mundshëm”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot