Manchester United do të braktisë “Old Trafford-in”

- Bota Sot

Manchester United do të braktisë “Old Trafford-in”

Manchester United ka konfirmuar planet për t’u larguar nga “Old Trafford” për të kaluar në një stadium të ri prej 100,000 vendesh. United ka luajtur 115 vitet e fundit në stadiumin legjendar “Old Trafford”, i cili aktualisht mban rreth 74,000 spektatorë.

Stadiumi i ri i “djajve të kuq” pritet të ndërtohet në tokën në pronësi të klubit, ngjitur me “Old Trafford”. Bashkëpronari i United, Sir Jim Ratcliffe, ka folur kohë më parë për dëshirën për të ndërtuar një “Wembley of the North”.

Task-Forca e rigjenerimit të Old Trafford, e cila kryesohet nga Ratcliffe që përfshin ish-mbrojtësin Gary Neville dhe kryetarin e bashkisë së Manchester Greater, Andy Burnham, ka konfirmuar synimin për të ndërtuar një stadium të ri, që do ta bënte atë më të madhin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sot shënojmë fillimin e një udhëtimi tepër emocionues drejt dorëzimit të atij që do të jetë stadiumi më i madh i futbollit në botë, në qendër të një Old Trafford të rigjeneruar”, tha Ratcliffe.

“Stadiumi ynë aktual na ka shërbyer shkëlqyeshëm për 115 vitet e fundit, por ka mbetur prapa arenave më të mira në sportin botëror. Duke ndërtuar pranë zonës ekzistuese, ne do të jemi në gjendje të ruajmë thelbin e Old Trafford, ndërsa krijojmë një stadium vërtet të avancuar që transformon përvojën e tifozëve vetëm hapa nga shtëpia jonë historike”, shtoi ai.

Pyetja se si klubi do të financojë koston e stadiumit të ri duhet të marrë ende përgjigje, pasi Ratcliffe tha në fillim të kësaj jave se Manchester United do të kishte mbetur pa parà deri në Krishtlindje nëse ai nuk do të kishte bërë një seri shkurtimesh të fundit të kostos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot