Publikohen pamjet e takimit të djalit të Donald Trump me Aleksandër Vuçiç! Ja për çfarë diskutuam

- Bota Sot

Publikohen pamjet e takimit të djalit të Donald Trump me Aleksandër Vuçiç! Ja për çfarë diskutuam

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet e takimit me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se ata kanë diskutuar për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Ky takim -shkruan Vuçiç- simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën për të adresuar sfidat globale.

Po ashtu, Vuçiç thekson se kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe projekteve të përbashkëta.

Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkruan presidenti serb.



Lexoni të gjitha në Bota Sot