Çdokush në Europë e ndjen, se nëse nuk qëndron i bashkuar “bëhesh pluhur”, tha ish-kancelarja që qëndroi 16 vjet në post si gruaja e parë gjermane për gazetën “Rheinische Post”.
“Bëhet fjalë vërtet për Gjermaninë dhe Evropën këto ditë”, ka thënë Merkel, që është e shqetësuar për rrezikun e shpërbërjes së BE.
Ajo është shprehur e rezervuar për rizgjedhjen e Donald Trump dhe shprehet me shqetësim për dobësimin politik të qendrës pas zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani.
“Do të kisha dëshiruar natyrisht që AfD të mos jetë kaq e fortë sa ç’është.” Me ardhjen e Donald Trump e një politike të distancuar nga Evropa, vendet europiane debatojnë se ç’pamje duhet të ketë arkitektura e sigurisë në Evropë.
Një gjë është e sigurt: Evropa duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj