Moriero: Duhet të mbledhim pikë ndeshje pas ndeshje që të shpërojmë

- Bota Sot

Moriero: Duhet të mbledhim pikë ndeshje pas ndeshje që të shpërojmë

Laçi dhe Egnatia u ndalën në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme në javën e 29-të të Superiores.

Trajneri i Laçit, Francesco Moriero doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Faleminderit për komplimentat, ne mundohemi të bëjmë maksimumin për të arritur rezultatet. Nuk jam i kënaqur nga barazimi, kemi luajtur kundër një kundërshtari cilësor, duhet të jemi më agresiv përpara portës, kemi pasur 4 apo 5 raste të mira.

Egnatia është një skuadër e fortë, por nuk e them unë. Kemi bërë një ndeshje të mirë në aspektin karakterial dhe teknik.

Sipas meje meritonim diçka më shumë, por vinim nga tre ndeshje të shpejta. Do kërkojmë të dalim me pikë edhe nga ndeshja tjetër. Duke pasur një ekip shumë të ri, duhet të punosh me gabimet që janë bërë në ndeshjet e tjera. Sot kemi mbrojtur dhe kemi qenë shumë agresivë, më vjen keq për çunat sepse morëm gol nga rinisja e topit tonë.

Lojtarët më pëlqyen shumë dhe do mbledhim pikë ndeshje pas ndeshje për të shpëtuar. Jo gjithmonë fiton skuadra që e meriton. Është normale që pushimi i kombëtareve do të na ndihmojë. Kemi kërkuar bashkë me stafin që të rikuperojmë fuqitë mendore. Përsa i përket Melos, ka një lëndim tek tentina, shpresojmë ta rikuperojmë ndaj Bylisit ose pas pushimit”, u shpreh Moriero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot