Kompany paralajmëron Interin: Finalen e presim në shtëpi,

- Bota Sot

Kompany paralajmëron Interin: Finalen e presim në shtëpi,

Tre gola diferencë mund të jenë të mjaftueshëm, por duke parë të kaluarën, më mirë të mos rrezikohet. Për më tepër, duhet harruar sa më shpejt humbja kundër Bochum. Bayern Munich do të përballet sonte me Bayer Leverkusen në derbin gjerman të Champions League. Trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, analizoi sfidën e sotme kundër rivalëve brenda vendit:

"Pika e nisjes duhet të jetë gjithmonë ëndërrimi i madh dhe kërkimi i maksimumit. Më pas, bëhet fjalë për të punuar çdo ditë për ta realizuar atë ëndërr".

Qëllimi i Bayernit është ta mbyllë ndeshjen sa më shpejt për t’u fokusuar më pas te sfida e radhës. Nëse edhe zikaltrit kualifikohen, bavarezët do të përballen me Interin e Simone Inzaghit.

"Çelësi është të jesh konstant, jo vetëm për një vit apo një ditë, por gjithmonë.

Duhet të kemi parasysh se ata që kanë fituar më shpesh Champions-in, shpeshherë e kanë humbur gjithashtu.

Duhet të jesh vazhdimisht aty dhe të përpiqesh ta çosh skuadrën sa më larg të jetë e mundur", – shtoi Kompany.

Ai nuk la pa përmendur finalen e Champions League, që do të zhvillohet pikërisht në "Allianz Arena":

"Për Bayern Munich ky vit është i veçantë, madje shumë i veçantë, sepse finalja do të luhet në shtëpinë tonë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot