Shatri: Sponsorizimi në sport ‘mjet zhvillimi e jo kuletë harxhimi’

- Bota Sot

Shatri: Sponsorizimi në sport ‘mjet zhvillimi e jo kuletë harxhimi’

Fidan Shatri, kryetar i Komisionit për licencimin e federatave sportive, e ka ka bërë të qartë se mjetet që shpenzohen, duhet shpenzuar për zhvillimin e sportit. 

Shatri thotë se mjetet duhet të orientohen aty ku krijon vlerë në sport.

“Sponsorizimi në Sport ‘mjet zhvillimi e jo kuletë harxhimi’!

Ligji i Sponsorizimit nuk duhet të jetë thes me para për t’u shpërndarë pa plan.

Duhet të shihet si mekanizëm për të zhvillluar sportin në mënyrë të drejt e të qëndrueshme dhe strategjike. 

Sponsorizimi duhet të orientohet aty ku krijon vlerë në sport e një përqindje të madhe te të rinjtët, akademitë sportive dhe përmirësimi i kushteve të sportistëve e jo thjesht për mbijetesën e organizatave sportive  pa plan e pa vizion.

Duhet më shumë transparencë dhe  performancë.

Çdo cent duhet të shkojë aty ku ka ndikim real në zhvillimin e sportit. 

Sponsorizimi duhet të jetë investim e jo harxhim!”, ka nënvizuar Shatri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot