Pasi mbylli javën e 29-të, Superiorja po bëhet gati për javën pasardhëse. Java e 30-të do të zhvillohet këtë fundjavë, ku dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën, e tre të tjera të dielën.
Ditën e shtunë, Vllaznia do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa skuadra e Tiranës luan në transfertë përballë Egnatias kampione. Të dy këto ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur nga ora 18:00.
Ndërkohë ditën e diel, në orën 15:00, skuadra e Bylisit do të presë Laçin. Ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohen dy ndeshje, aty ku Partizani përballet me Teutën dhe Elbasani me Dinamon.
E shtunë, 15.03.2025
Vllaznia – Skënderbeu ora 18:00
Egnatia – Tirana ora 18:00
E diel, 16.03.2025
Bylis – Laçi ora 15:00
Partizani – Teuta ora 18:00
Elbasani – Dinamo ora 18:00