“E theu fotografinë e Titos”, Kryeziu me detaje: Nuk e kemi pyt as nanën e as babën për demonstrata!

- Bota Sot

“E theu fotografinë e Titos”, Kryeziu me detaje: Nuk e kemi pyt as nanën e as babën për demonstrata!

Bashkorganizatori i demonstratave të vitit 1981, Kadri Kryeziu, ka rrëfyer përpjekjet e studentëve për të organizuar protesta kundër regjimit të atëhershëm jugosllav, duke theksuar se ata nuk kërkuan leje nga familjet e tyre për t’u angazhuar në demonstrata.

“Na nuk e kemi pyt as nanën, as babën për me shku dhe organizu demonstrata”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se në atë periudhë ka qenë situatë e vështirë për shkak të ndarjeve që ishin krijuar.

“Na e kemi studiu Juridikun, por kanë mbajtë ligjerata na kemi shku në Mjekësi për hir të profesorit nga Shqipëria. Ajo ndarja e madhe ka qenë se, a je me Shqipëri a me Jugosllavi?”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, ai ka dhënë detaje se si studentët organizonin qytetarët që të mos bënin pritje madheshtore për Josip Broz Titon, president i Jugosllavisë në atë kohë.

“Gani Koci e ka thy fotografinë e Titos me qëllim. Në 80-ën kemi organizu studentë që mos me dalë me pritë Titon. Sa kemi mujtë kemi ndalë njerëz për mos me pritë Titon”, ka thënë Kryeziu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot