Vazhdon Championsi, sot vëmendja në derbin madrilen

- Bota Sot

Vazhdon Championsi, sot vëmendja në derbin madrilen

Të martën u mësuan katër skuadrat e para që siguruan plasmanin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2024/25 ku Interi, Bayerni, PSG dhe Barcelona janë tashmë në tetëshen më të mirë të kësaj gare.

Ndërkohë nga ndeshjet që do të zhvillohen sonte do të mësohen edhe katër skuadrat tjera, derisa vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Wanda Metropolitano”, aty ku zhvillohet derbi i madh spanjoll ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Ndeshja e parë ndërmjet tyre, e zhvilluar javën e kaluar përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 2-1.

Ndërsa tri ndeshjet tjera të ditës së sotme janë: Lille-Borussia Dortmund, Arsenal-PSV dhe Aston Villa-Clubb Brugge.



Lexoni të gjitha në Bota Sot