Ish-deputeti i Vuçiqit: Serbët e Kosovës për disa para vazhdojnë t’iu shërbejnë kriminelëve

- Bota Sot

Ish-deputeti i Vuçiqit: Serbët e Kosovës për disa para vazhdojnë t’iu shërbejnë kriminelëve

Dragan Shormaz, ish-deputet i Kuvendit të Serbisë nga radhët e partisë SNS i ka kritikuar serbët e Kosovës se për disa para po marrin pjesë në protestat në Serbi, në përkrahje të presidentit serb Aleksnadar Vuçiq, shkruan KosovaPress.

“Përveç disa studentëve, shumë llum, kriminelë, beretat e kuqe të shkatërruara… në ‘Parkun Pionier’ kanë arritur edhe serbët e porositur nga Kosova! Për disa të kuqe (para) të ditës, vazhdoni të shërbeni për kriminelët që ju kanë përdorur gjatë këtyre viteve për t’iu mbushur xhepat atyre dhe atij me para të gjelbra! Mjerim.”, ka shkruar ai në X.

Reagimi Dragan Shormaz vjen si rezultat i lajmeve se pjesëtarë të njësitit famëkeq të ushtrisë serbe, “Beretat e Kuqe” janë parë të martën në kampin para Presidencës së Serbisë në mbështetje të atyre që “kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve”.

Një prej tyre ka qenë ish-koloneli Goran Radosavljeviq – Guri, emri i të cilit lidhet me masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot