Jasir Asani “çmend” koreanët

- Bota Sot

Jasir Asani “çmend” koreanët

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejnë në AFC Champions League. “Mëngjarashi” i Kombëtares ka arritur të shënojë për Gëangju në sfidën ndaj Vissel Bobe.

Ish-i i Partizanit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minute e85-të, duke mposhtur kështu portierin kundërshtarë dhe për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.

Një gol që ngriti peshë zemrat e tifozëve koreanë, të cilët shpresojnë deri në fund në kualifikimin në çerekfinalen e AFC Champions League.

Kjo pasi sfida e parë mes dy ekipeve ka përfunduar 2-0 në favor të Vissel dhe tashmë goli i Asani çon në shtesë këtë përballje.

Kujtojmë se ky është goli numër 11 në 11 ndeshje të luajtura në këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe 1 asist.



Lexoni të gjitha në Bota Sot