Arsenali dhe Aston Villa në çerekfinale! Jashari me ekipin e tij eliminohen

- Bota Sot

Arsenali dhe Aston Villa në çerekfinale! Jashari me ekipin e tij eliminohen

Arsenali me komoditet ka luajtur sonte me PSV-në duke barazuar me rezultat 2:2 në “Emirates”. 

Takimin e parë e kishte fituar skuadra londineze në Holandë me 7:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 9:3 kualifikohet në çerekfinale të Champions League.

Për Arsenalin shënuan Zinchenko (6’) e Rice (37’) dhe për udhëtuesit Perishiq (18’) e Driouech (70).

Aston Villa me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Club Bruggen.

Edhe takimin e parë e ka fituar me 3:1 në konak të skuadrës belge, kësisoj me rezultat të përgjithshëm 6:1 shkoi më tej.

Golat i realizuan Asensio (50 e 61’) dhe Maatsen (57’).

Mysafirët nga minuta e 17-të mbeten pa një lojtar, Sabbe u përjashtua me kartton të kuq, për çka ishte një përparësi e madhe për Aston Viillën. 

Ardon Jashari u paraqit titullar për Club Bruggen dhe u zëvendësua në minutën e 59-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot