Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 është regjistruar gjatë natës në zonën e Campi Flegrei në Napoli të Italisë, duke bërë që njerëzit të dilnin të panikosur në rrugë. Epiqendra e tërmetit ishte në det në një thellësi prej dy kilometrash.
Mediat italiane raportojnë për dëme nëpër disa shtëpi si dhe makina të parkuara.
Një grua mbeti e plagosur nga shembja e një tavani dhe u shpëtua nga zjarrfikësit.
Disa qytetarë të tjerë u shpëtuan pasi kishte mbetur të bllokuar në katet e sipërmve të shtëpive pasi dyert e hyrjes ishin bllokuar.