Zelensky: Ukraina e gatshme për të punuar me partnerët e saj

- Bota Sot

Zelensky: Ukraina e gatshme për të punuar me partnerët e saj

President ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar se sa i përket Ukrainës, ajo është e vendosur për të punuar sa më shpejtë që të jetë e mundur me partnerët e saj.

Këtë deklarim, ai e bëri në rrjetin social “X”, derisa ishte duke e komentuar propozimin 30 ditësh për armëpushim me Rusinë.

Faktori kryesor është aftësia e partnerëve tanë për të siguruar gatishmërinë e Rusisë për të mos mashtruar, por për t’i dhënë fund luftës me të vërtetë. Sepse tani, sulmet ruse nuk janë ndalur”, tha ai, raporton BBC.

“Ne duhet të shkojmë drejt paqes, drejt garancive të sigurisë dhe ne duhet të çlirojmë njerëzit tanë”, shtoi Zelensky.



Lexoni të gjitha në Bota Sot