Në Gjermani, sot do të fillojnë bisedimet për formimin e një qeverie që do të zëvendësojë qeverinë aktuale në krye me kancelarin në largim, Olaf Scholz.
Këto negociata po udhëhiqen nga CDU, CSU dhe SPD, dhe siç dihet nga një dokument i brendshëm të publikuar nga gazeta Bild, afati për të formuar qeverinë e re të drejtuar nga Friedrich Merz është deri me 23 prill.
Derisa, këto grupe kanë orare dhe afate të rrepta të punës në të cilat duhet të dorëzojnë dokumentet, si dhe duhet t’i bashkëngjisin faturat për ushqimet që porosisin, të cilat do të paguhen nga palët në negociata.
Këto tri parti do të kenë përfaqësues të mjaftueshëm në Bundenstagun e ri, dhe sa i përket formimit të qeverisë edhe negociatat pritet të ecin më shpejt se sa që ishin pritshmëritë, sepse partia e dytë më e madhe në parlament është AFD e djathtë.