Humbja me Partizanin nuk “kapërdihet”

- Bota Sot

Humbja me Partizanin nuk “kapërdihet”

Humbja me Partizanin duket se ka “mbushur kupën” e Ardjan Takajt. Presidenti i Skënderbeut ka mbledhur ekipin menjëherë pas disfatës me kryeqytetasit.

Kreu i korçarëve ka kërkuar që skuadra të ketë më shum ëimpenjim dhe çdo lojtarë të sakrifikojë në sfidat e mbetura. Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar që humbja me “Demat” të hidhet menjëherë prapa krahëve dhe tashmë të foksuohen te sfida e ardhshme.

Vllaznia është kundërshtari i tyre i radhës, sfidë që do ta luajnë në transfertë ditën e shtunë në orën 18:00.

Për këtë takim Takaj kërkon vlerësim dhe vëmendje maksimale, teksa synimi janë 3 pikë. Këto të fundit janë e vetmja mënyrë për të shpresuar deri në fund te mbijetesa në Superiore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot