Ruzgis: Mu deshën 3047 ditë, por pritja mbaroi

- Bota Sot

Ruzgis: Mu deshën 3047 ditë, por pritja mbaroi

Manfredas Ruzgis padiskutim është një nga lojtarët më të mirë që luan në Kategorinë e parë.

Sulmuesi i cili mban veshur fanellën e Vorës kryeson listën e golashënuesve me 20 gola në këtë sezon.

Paraqitjet e tij fantastike po ndihmojnë skuadrën e Arian Bellait të ecë e sigurtë drejt titullit kampion.

Por jo vetëm kaq, pasi përformanca e mirë e tij ka rënë edhe në syrin e kombëtares lituaneze.

Këto të fundit e kanë grumbulluar 28-vjeçarit për 2 ndeshjet e këtij muajit që Lituania do të luajë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Për të është ftesa e parë që merr nga kombëtarja, ku shpreson të lërë gjurmë.

Ndërsa sulmesi lituanez ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se diçka të tillë e ka preitur prej shumë e shumë ditësh.

“U deshën 3047 ditë, por pritja mbaroi”, shkruhet në “Insta –Storyn” e lituanezit, ndërsa bashkangjitur ka treguar edhe listën e të grumbulluarve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot