Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për vajza

- Bota Sot

Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për vajza

U hodh sot në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Apolonia – Kinostudio dhe Egnatia – Tirana.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku do të përcaktohen ekipet finaliste.

Ky edicion i Kupës së Shqipërisë për vajza u zhvillua me një skemë të re, ku skuadrat u ndanë në tre grupe bazuar në renditjen e fazës së parë.

Në fazën gjysmëfinale u kualifikuan ekipet e renditura në vendin e parë të çdo grupi, si dhe ekipi më i mirë mes atyre të renditura në vendin e dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot