Teksa presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko po mbajnë konferencë të përbashkët në Moskë, dy vendet kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.
Deklarata thotë se të dy vendet i konsiderojnë veprimet e NATO-s në kontekstin e luftës në Ukrainë si armiqësore dhe destabilizuese.
Të dy liderët dënojnë gjithashtu natyrën e politikës së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilën ata e përshkruajnë si agresive dhe konfrontuese.
Ata thonë gjithashtu se të dy vendet janë gati të marrin masa ushtarake dhe diplomatike në përgjigje të veprimeve të NATO-s.