Mario Mitaj kthehet përsëri si titullar në fushën e lojës

- Bota Sot

Mario Mitaj kthehet përsëri si titullar në fushën e lojës

Mario Mitaj ka lënë pas plotësisht dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur me Kombëtaren shqiptare.

Çdo dyshim rreth lojtarit kuqezi është shuar sot, para ndeshjes së kampionatit të Arabisë Saudite mes Al Itihad dhe Al Rijad.

Mitaj kishte qenë pjesë e Al Itihad për herë të fundit më datë 1 shkurt, duke u dëmtuar në ndeshjen e kampionatit dhe duke mos qenë më pas i pranishëm në radhët e ekipit prej më shumë se një muaji. Kjo vuri në dyshim edhe praninë e tij në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e muajit mars.

Por në sfidën e sotme, trajneri Loran Blank ka vendosur jo vetëm të grumbullojë mbrojtësin e majtë, por edhe ta hedhë në fushë që nga minuta e parë, në një duel që është bërë shumë delikat për skuadrën kryesuese të kampionatit, e cila vjen pas 3 barazimesh radhazi.

Prania e Mitajt në fushë bën të qartë se ai do të jetë edhe në dispozicion të Silvinjos për grumbullimin e Kombëtares, ku është kthyer në një nga elementët e paprekshëm të saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot