Shqiptari 30 orë fluturim me aeroplan, për tu bashkuar me futbollistët e tjerë të Maqedonisë!

- Bota Sot

Shqiptari 30 orë fluturim me aeroplan, për tu bashkuar me futbollistët e tjerë të Maqedonisë!

Një nga lojtarët më të mirë të Maqedonisë në ndeshjet e mëparshme të Ligës së Kombeve, Isnik Alimi, tashmë lojtar i klubit kinez Dalian, po pret me padurim takimin e ri të kombëtares së Maqedonisë në startin e kualifikimeve për Botërorin 2026.

Maqedonia e pret ndeshjen jashtë fushe kundër Lihtenshtajnit më 22 mars, që më pas të përballet me Uellsin në Shkup më 25 mars.

Alimi, i cili është një zbulim i vërtetë në mesfushën e Maqedonisë, para ardhjes në grumbullimin e planifikuar për 17 mars, thotë se me kënaqësi do të udhëtojë 30 orë nga Kina për t’iu bashkuar përfaqësueses së Maqedonisë, i gatshëm si gjithmonë për të dhënë maksimumin për një fillim të suksesshëm të ciklit të ri kualifikues.

Faleminderit për mbështetjen. Më pret një rrugë e gjatë, ndoshta më shumë se tridhjetë orë fluturim, por do të jem aty dhe do të jap maksimumin në ndeshjet për Maqedoninë kundër Lihtenshtajnit dhe kundër Uellsit”, ka shkruar Alimi në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot