Ballkani - Ferizaj, formacionet zyrtare!
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ballkanit dhe Ferizajt, e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani vjen pas disa rezultateve negative dhe me 13 pikë prapa Dritës e cila prin në renditje.
Në anën tjetër, Ferizaj është në vendin e pestë me 32 pikë dhe me pak angazhim, mund ta arrijnë Evropën.