Gjermania shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 23 shkurtit

- Bota Sot

Gjermania shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 23 shkurtit

Komiteti Federal Zgjedhor i Gjermanisë shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 shkurtit, duke thënë se rezultati i përgjithshëm dhe shpërndarja e vendeve në Bundestagun e ri mbetën të pandryshuara.

CDU dhe partia e saj motër bavareze CSU së bashku morën 28.5%, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) 20.8%, dhe Partia Socialdemokrate (SPD) 16.4%.

Të Gjelbrit fituan 11.6% dhe E Majta (Die Linke) 8.8%. Demokratët e Lirë liberalë (FDP) u eliminuan nga Bundestagu me 4.3%, nën pragun e 5%, si dhe partia populiste Sahra Wagenknecht Aleance (BSW) me 4.98%.

Për sa i përket vendeve CDU/CSU ka fituar 208, AfD 152, SPD 120, Të Gjelbrit 85, E majta 64 dhe SSW 1.

BSW nuk ishte e vetmja parti që pësoi ndryshime minimale në numrin absolut të votave të dyta të vlefshme. Për shembull, CDU mori 1674 vota, SPD 840 dhe AfD 1632. Në të kundërt, FDP humbi 121 vota, raporton AA.

Këto ndryshime ishin kryesisht rezultat i korrigjimeve në rezultatet e votimit të dytë paraprak në Saksoninë e Poshtme (rritje 3.271), Bavari (rritje 932) dhe Baden-Wurttemberg (rritje 912).



Lexoni të gjitha në Bota Sot